09:50 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Bëri bujë me talentin e saj në Francë, Erza Muqolli do të performojë tani në Prishtinë

Vajza e talentuar nga Kosova që jeton në Francë, Erza Muqolli do të performojë në Prishtinë.

Lajmin e ka dhënë tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj.

Erza do të jetë pjesë e koncertit RLIOF që do të mbahet në Prishtinë nga 21 deri më 31 korrik.

Koncerti i Erzës pritet të mbahet më 31 korrik duke filluar nga ora 20:30 në Prishtinë./Indeksonline/

No description available.