17:30 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Berisha ju del në përkrahje Rashicës, Rrahmanit dhe Muriqit: Leni komentet negative, qëndroni me ne!

Futbollisti kosovar, Valon Berisha i ka dal në përkrahje bashkëlojtarëve të tij, Milot Rashicës, Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Tifozët lëshuan komente negative në drejtim të tyre duke i kritikuar se pse nuk ishin pjesë e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Berisha ka kërkuar nga tifozët që të lënë komentet negative dhe të qëndrojnë me skuadrën si në humbje edhe në fitore, transmeton Indeksonline.

Ai në postimin e tij shkruan se Zoti i shpërblen ata që nuk dorëzohen dhe se kombëtarja pa tifozët nuk është asgjë.

Postimi i plotë i tij:  

View this post on Instagram

Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s'janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s'jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë ❤️?? Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore ? Kosova gjithmonë në zemër ❤️???

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on