21:22 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Berlini dhe Parisi në mbështetje të Ukrainës

Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar sonte solidaritet me Kievin.

Parisi dhe Berlini i kanë veshur monumentet e tyre historike me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Kryebashkiaku i Berlinit , Franziska Giffey, ka thënë se ata janë duke e përkrahur Ukrainën me këtë gjest.

“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinasë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqen në Rusi dhe Ukrainë,” tha Giffey, shkruan BBC.