21:06 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Besa Gaxherri, Shpend Ahmetit: Le ta sheh buxhetin e vet që është gjithherë në deficit

Deklarata e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti se  shteti ka në Bankë Qendrore 1 miliard euro të mbledhura të pashpenzuara në ATK, duket të mos i ketë pëlqyer deputetes së LDK-së Besa Gaxherri

Ajo teksa ishte pjesë e debatit televizion në tv Dukagjini, ka këshilluar Ahmetin që të merret me çështje që i përkasin komunës së tij dhe të bëj diçka në drejtim që të mos ketë deficit të vazhdueshëm.

“Le ta këqyrë buxhetin e vet që është gjithherë në deficit”, ishte deklarata e Gaxherrit.