14:06 / E Hënë, 03 Janar 2022 / k.v

‘Bllokohet’ Bllaca nga veturat, pritje të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Kolonë e madhe në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut në Bllacë, ku makina të shumta janë duke pritur për të kaluar kufirin e Kosovës.

Pamjet tregojnë shumë makina duke pritur nga pjesa e Kosovës, shkruan AlsatM

Ndryshe, sot Kosova ka filluar zbatimin e ligjit për kalimin e kufirit me dy doza të vaksinës antiCOVID, derisa ende nuk dihet a mund të jetë kjo arsyeja e pritjeve të gjata.