09:42 / E Premte, 19 Prill 2024 / S Z

Brenda 24-orëve të fundit raportohen 6 raste të armëmbajtjes pa leje

Brenda 24-orëve të fundit, janë raportuar gjithsej 6 raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë.

Këto raste janë të raportuar në Mitrovicë, Vushtrri, Suharekë, Obiliq, Zveqan dhe Zubin Potok.

Një i dyshuar është arrestuar në Mitrovicë sepse gjatë kontrollit, të njëjtit i gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë.

Mitrovicë/ 18.04.2024-00:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë e zjarrit me një karikator me 8 copë fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Vushtrri, janë arrestuar dy persona në një veturë dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, me një karikator me tetë fishekë.

Vushtrri/18.04.2024-22:05. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, me një karikator me tetë(8) fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa në Suharekë i dyshuari është arrestuar sepse gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 fishekë.

Suharekë / 18.04.2024-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishte duke udhëtuar ai, është gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në Obiliq, është arrestuar një i dyshuar pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishekë.

Obiliq/18.04.2024-23:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me 6 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 244-orësh të PK-së.

Në Jegenicë të Zubin Potokut janë konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve.

Fsh. Jegenicë, Zubin Potok/18.04.2024-NN. Raportohet se nga njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.

Gjersa në Jeshevik të Zveçanit, kanë konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë.

Fsh.Jeshevik,Zveqan /18.04.2024-15:40. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës.