21:45 / E Enjte, 04 Janar 2024 / L K

Britney heq dorë nga muzika? Deklarata e saj e fundit “trondit” rrjetin

Britney Spears ka thënë së fundmi se ajo nuk do të kthehet më kurrë në industrinë e muzikës.

“Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!”, shkroi ajo në Instagram.

Ajo vijoi: “Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose për njerëzit e tjerë. Për ata që duhet të lexojnë librin tim, ka shumë gjëra që nuk i dini rreth meje”, duke shtuar se para se të regjistronte këngë, ajo ka shkruar mbi 20 këngë për njerëzit e tjerë gjatë dy viteve të fundit.