20:49 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cakaj flet me homologun nga Kanada, tregon se çfarë biseduan!

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Philippe Champagne ????!

“Biseduam për punën e përbashkët në luftën kundër COVID-19, bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe nevojën e masave për rimëkëmbje ekonomike.

Po ashtu, folëm edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, OSBE-së dhe mbështetjen e ndërsjellë në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Vlerësuam shumë pozitivisht bashkëpunimin dypalësh dhe konfirmuam vullnetin për të thelluar marrëdhënien tonë me disa projekte të reja”, ka njoftuar Cakaj. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person, sitting