09:09 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Cardi B me kërcim ‘të nxehtë’ në shfaqjen e hapjes së BET Awards 2019

Në hapjen e Bet Awards 2019 kishte performanca të zjarrta nga artistë të njohur. Një ndër ta ishte edhe reperja Cardi B e cila së bashku me reperin Offset bënë një performancë që përfshinte një vallëzim ‘hot’, transmeton Indeksonline.

Offset u shfaq i veshur në të zezë, me një jelek antiplumb. Ndërsa Cardi B ishte veshur me një kostum të gjelbërt mjaft provokues.

Ata dhuruan një shfaqje interesante dhe lanë gojëhapur publikun.

Kjo nuk është hera e parë që Cardi B bën paraqitje të tilla, ajo njihet për performancat e saj të zjarrta dhe unike. /Indeksonline/