09:20 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë kërkon Albin Kurti në gjykatë?

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është parë në mëngjesin e sotëm në njërën nga Gjykatat te Pallati i derejtësisë.

I shoqëruar nga dy persona, Kurti është parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline, ka pyetur zyrtarë të partisë, por që ata kanë thënë se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye mund të ketë qenë Kurti atje në orët e para të mëngjesit.

Një orë më pas, nga ora 10:30, Albin Kurti do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump, Richard Grenell./Indeksonline/