14:02 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Chelsea e zyrtarizon mesfushorin e Interit

Edhe zyrtarisht, Chelsea është skuadra e re e mesfushorit italian, Cesare Casadei. 19 vjeçari sot është duke u prezantuar te skuadra londineze.

Talenti italian do ti kushtojë 15 milionë euro Chelseat, ndërsa 5 milionë të tjera do të paguhen në formë bonusesh.

Casadei llogaritet si një nga mesfushorët më perspektiv italian./Indeksonline/