16:22 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Cili futbollist i Barcelonës mbrëmë humbi një dhëmb?

Barcelona mbrëmë arriti që ta mposht Liverpool-in me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë gjysmë-finale.

Mbrojtësi francez, Lenglet edhe pse fitoi, ai humbi diçka mbrëmë, transmeton Indeksonline.

Në një nga duelet që kishte mbrëmë, francezi e humbi një dhëmbë. Këtë e ka konfirmuar vet Lenglet pas ndeshje.

“A humba unë një dhëmb? Po, por kjo nuk është me rëndësi. Unë jam i gatshëm që të humbas më shumë dhëmb për këtë ekip.”, tha Lenglet.

Mbrojtësi francez mbrëmë ishte një  nga më të mirët tek ekipi katalunas./Indeksonline/