10:32 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Çmendet stadiumi, huqje, gol, kualifikim, boksa, shkelma, gjithçka brenda 1 minuti

Ndeshja mes Valencias dhe Getafes në kuadër të Kupës së Mbretit ka prodhuar sfidën më interesante të edicionit në futbollin spanjoll.

Getafe kishte fituar lojën e parë me rezultat 1-0. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme, Getafe ka shënuar gol në minutën e parë për të ia bërë pothuajse të pamundurën skuadrës vendase për “Remontada”.

Por, Valencia ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë. Në fillim të kësaj pjese, vendasit shënuan për 1-2.

Gjyqtari dha shtatë minuta shtesë të cilat përcaktuar fituesin dhe gjysëmfinalistin.

Valencia ka arritur që në minutat shtesë të shënoi dy herë për të arritur kualifikimin emocional.

Emocionet e gëzimit dhe të zhgënjimit në anën tjetër kanë bërë që ndeshja të kishte fund me dhunë nga të dy anët./Indeksonline/