17:29 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / C E

Crystal Palace ndal Tottenhamin, Liverpooli “fërkon” duart

Tottenham nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Crystal Palace në javën e 12-të të Premier League.

Spurs kanë kaluar në avantazh në minutën e 23-të falë një goli të Harry Kane, i ndihmuar edhe nga një pozicionim i keq i portierit.

Anglezi është bërë lojtari i tretë në pesë kampionatet kryesore të Evropës në këtë sezon që ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet pas Erling Haaland (17) dhe Robert Lewandowski (16).

Kur mendohej se ekipi i Jose Mourinho-s do të largohej nga Selhust Park me tri pikët, Palace ka gjetur golin e barazimit me Schlupp në minutën e 81-të.

Tottenham kryeson renditjen me 25 pikë, por mund të parakalohet nga Liverpooli, që mban vendin e dytë me 24 pikë dhe që do të luajë pas pak kundër Fulham.

Crystal Palace mban vendin e 11-të me 17 pikë.