10:52 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dafina dhe Dj Geek, kaq të dashuruar për Shën Valentin

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin edhe në ditën e Shën Valentinit.

Dyshja tashmë ka vendosur të mos fshehin raportet e tyre, duke treguar përmes postimeve në rrjete sociale që janë “kokë e këmbë” të dashuruara.

Ishte Dj Geek, ai i cili së fundi ka ndarë një fotografi të ëmbël përkrah këngëtares, derisa duken të lumtur së bashku.

Kujtojmë që ishte Dafina ajo që fillimisht kishte ngjallur dyshimet për raportet me Dj e saj personal, duke mos i ndarë as puna, tani dyshja po ndajnë së bashku çdo moment.

Ndryshe, një ditë para Ditë së të Dashuruarve (13 shkurt) Dafina publikoj këngën e re “Merri krejt”./Indeksonline/