12:46 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Demaliaj: Erdha në përfundimin se Covidi-19 s’ekziston!

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka folur për çështjen e pandemisë, Covid-19.

Deputeti thotë se ka ardhurë përfundimin se virusi nuk ekziston.

“Erdha në përfundimin që virusi nuk ekziston pasi po vijmë e nuk po infektohemi”, theksoi ai.

Atij iu tërheq vërejtja nga kryekuvendarja Vjosa Osmani për gjuhën joparlamentare.

Por, duket se Demaliaj megjithatë beson te Covidi-19 pasi tha se gjendja ishte e rëndë dhe se duhej të kishte unitet kundër pandemisë.