19:25 / E Hënë, 06 Maj 2024 / FR

Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Shtimes

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në seancën solmne të Kuvendit të Komunës e dekoruam me titullin e lartë “Qytetar nderi” pjesëtarin e delegacionit gjerman, deputetin dhe politikanin e karrierës, z. Hartmut Ganzke.

Aliu, u shprehë që kontributin e tij ishte jashtëzakonshëm në krijim të lehtësirave për bashkëqytetarët tanë në Qarkun Unna dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve tanë.

“Në seancë solemne të Kuvendit të Komunës me prezencë të mysafirëve të veçantë, sot ndamë dhe e dekoruam me titullin e lartë “Qytetar nderi” pjesëtarin e delegacionit gjerman, deputetin dhe politikanin e karrierës, z. Hartmut Ganzke, MdL, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijim të lehtësirave për bashkëqytetarët tanë në Qarkun Unna dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve tanë”, ka thënë Aliu.

Tutje shtoi se falë influencës dhe përkushtimit të Ganzke, është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse.

“Gjithashtu, falë influencës dhe përkushtimit të të dekoruarit z. Ganzke, na është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse që do t’u dhurohen institucioneve tona për t’ua lehtësuar operimin që do të ndikojë në mjedis më të pastër e gjithashtu në siguri më të madhe ndaj zjarreve potenciale.

Për më tepër, nga mbështetja e Qytetarit tonë të nderit, Ganzkes, jemi në procedura të sigurimit të shkëmbimeve studimore dhe përfituese të përvojës për artistët, sportistët, nxënësve të dalluar dhe punëtorëve të administratës tonë, duke fituar aftësitë më të mira nga praktikat e avancuara të shtetit gjerman.

Jemi jashtëzakonisht të lumtur me progresin tonë dhe bashkëpunimin dobiprurës që po krijojmë me aletatët tanë, të cilët dimë t’i çmojmë, t’i nderojmë e t’i respektojmë për ndihmën dhe përkrahjen që na e ofrojnë”, ka thënë tutje ai.