10:30 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Dështon mbledhja e konstituimit të Komisionit parlamentar për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore

Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të bëhej konstituimi i Komisionit parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Mirëpo në këtë mbledhje munguan anëtarët nga radhët e LDK-së dhe disa anëtarë të LVV-së e PDK-së.

Këta të fundit edhe kanë thirrur këtë komision, raporton Indeksonline.

Në mungesë të pjesëmarrjes së shumicës, komisioni vendosi që mbledhja të shtyhet për javën e ardhshme./Indeksonline/