14:22 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora me pamjen nuk zhgënjen, si një yll ajo shkëlqen

Krijuesja e shumë hiteve, e veçmas e hitit të fundit “Zemër” në bashkëpunim me reperin Soolking, është një këngëtare mjaft e dashur  për publikun, shkruan Indeksonline.

Dhurata Dora përpos që sjell muzikë të mirë për dëgjuesit, ajo kujdeset që edhe paraqitjet e saj publike të jenë gjithnjë në nivel të lartë.

Andaj ajo në publikimin e fotografive, sigurohet që të paraqesë një dukje të bukur për miliona ndjekës që e ndjekin atë hap pas hapi nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi mjaft të bukur, ku bie në sy stili i saj i veçantë dhe format e saj të përkryera trupore. /Indeksonline/