18:18 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas dëshmitarëve nga kjo djegie e veturës nuk pat ndonjë person të lënduar, përpos dëmeve materiale.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri në veturë, por  që në vendin e ngjarjes kanë vonuar për të arritur ekipet emergjente.

Kësisoj edhe fikja e zjarrit ka qenë e pamundur, duke shkaktuar djegien e tërësishme të automjetit./Indeksonline/