20:03 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Digjet një veturë në Sllatinë

Është përfshirë nga flakët një veturë në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili njoftoi se menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore.

“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, u shpreh Hoxha./Indeksonline/