21:00 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Disa informata për hipertensionin, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit

Çfarë është hipertensioni, shtypja apo presioni i gjakut?

Kur zemra si pompë e hudh gjakun nëpër enët e gjakut, gjaku bën shtypje kundër mureve të enëve të gjakut. Kjo krijon presionin e gjakut.

Trupi ka nevojë për presionin e gjakut për të siguruar lëvizjen e gjakut në të gjithë trupin, në mënyrë që çdo pjesë e trupit të merrë oksigjen.

Arteriet e shëndosha  që janë enët e gjakut që bartin gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në te gjitha pjesët e tjera të trupit, janë elastike. Për të qëndruar të shëndosha arteriet, është e rëndësishme që presioni apo tensioni i gjakut të mbahet në vlera normale të shëndetshme. Për fat të mirë, ka gjëra që ju mund të bëni për të kontribuar që presionin e gjakut ta mbani në vlera normale.

Shtypja e gjakut e shëndetshme është deri në 120/80 milimetra të shtyllës së zhivës (mmHg). Ndërsa shtypja e gjakut mbi 140/90 mmHg quhet hipertension apo shtypje e lartë e gjakut.

Nëse shtypja e gjakut është mbi 120/80 ndërsa nën 140/90mmHg , është vlerë më e lartë se normale por jo mjaftueshëm e lartë për tu quajtur hipertension dhe definohet si prehipertension.

Hipertensioni apo Presioni i lartë i gjakut nuk mund të shërohet. Megjithatë, mund të menaxhohet në mënyrë efektive me ndryshimet ne stilin e  jetesës dhe, kur është e nevojshme, edhe me medikamente.

Në shumicën e rasteve, shkaku i presionit të lartë të gjakut nuk është i njohur.

Në fakt, presioni i lartë i gjakut zakonisht nuk jep shenja. Mund ta keni për një kohë të gjatë pa u ndier keq. Kjo është arsyeja pse nganjëherë quhet “vrasës i heshtur”.

Megjithatë, janë të njohur faktorët e rrezikut qe rrisin rrezikun e shfaqjes së hipertensionit. Faktorët e rrezikut ndahen në dy kategori: faktoret që ju mund ti kontrolloni, dhe faktorët që janë jashtë kontrollit tuaj. Faktorët që nuk keni si të i ndryshoni janë: faktori trashegues, mosha, dhe gjinia. Deri ne moshen 54 vjecare gjasat që te meshkujt të lajmerohet janë më të mëdha por pas kësaj moshe janë të rrezikuara të dy gjinitë. Ndërsa te moshat mbi 65 vjecare femrat jane më të rrezikuara se meshkujt.

Mirëpo, faktoret e rrezikut që ju mund ti ndryshoni dhe menagjoni janë:

λ          mungesa e aktivitetit fizik,

λ          dieta jo e shëndetshme apo mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit: një dietë që me konsumim të lartë të kripës, si dhe shumë kalori, yndyra të ngopura dhe sheqer, mbart një rrezik shtesë të presionit të lartë të gjakut.

λ          mbipesha dhe obeziteti

λ          pirja e duhanit

λ          pirja e sasise se madhe te alkoolit

λ          stresi

Cka duhet ndyshuar në stilin e jetës për të parandaluar apo edhe ulur shtypjen e gjakut:

λ          Ka shumë plane të dietave të shëndetshme, me këtë qëllim dhe në të gjitha kryesorja është kufizimi i sasisë së kripës dhe shumëllojshmëria e ushqimeve.

λ          Kripa të limitohet në maksimum 1.5 g në ditë.

λ          Te hani shumë perime, mjaft fruta, të zgjedhen ushqimet që janë burim i proteinave por që kanë përmbajtje të ulët të yndyrërave. Të tilla mishi nga shpendët pa lëkurë, peshku, dhe bishtajoret,

λ          Produktet e qumështit me pak yndyrë, dhe

λ          drithërat integrale.

Aktiviteti fizik – është i mrekullueshëm për të gjithë. Benefitet e aktifitetit fizik janë të shumëfishta. Dhe njëra ndër mënyrat për të menagjuar hipertensionin është me pas mjaft aktivitet fizik të rregullt.

Synoni të keni 3-4 herë në javë sesione 40 minutëshe të aktivitetit fizk të moderuar deri në ate të sforcuar por gjithsesi paraprakisht të konsultoheni me mjekun se çfarë niveli ju rekomandon për kapacitetet tuaja të organizmit.

Mbajtja e peshës ideale për gjatësinë dhe moshën që e keni. Gjithashtu kjo mund të kalkulohet në konsultim me mjekun tuaj.

Limitoni apo menjnoni alkoolin.

Ndalni pirjën e duhanit.

Mateni edhe në shtëpi shtypjen e gjakut.

Merrni me rregull medikamentet e hipertensionit nëse ato janë përshkruar nga mjeku. Kjo nuk është sëmundje që me dy-tri ditë mjekim shërohet. Është sëmundje kronike që nëse një herë lajmërohet është e pranishme tërë jetën por që me ndryshim të stilit të jetës edhe parandalohet por edhe përmirësohet.

Sigurisht se edhe dieta dhe niveli i aktivitetit fizik është më mirë të përcaktohen individualisht, nën perkujdesje të mjekut profesionist duke analizuar të gjithë faktorët biologjik dhe të mjedisit për secilin person individualisht.

Parandalo hipertensionin!

Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi

Interniste-Endokrinologe

Poliklinika Endomedica +383 45 960 666