11:20 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / MSH

Dita e pestë e protestave në veri, mbizotëron situatë e qetë

Edhe sot janë duke u mbajtur protesta nga komuniteti serb në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Ekipi i Indeksonline është duke qëndruar në Zveçan, ku momentalisht situata është e qetë.

Momentalisht, numri i protestuesve atje është i vogël, teksa KFOR-i vazhdon të qëndrojë i pozicionuar buzë barrikadave të vendosura nga vet ata, pranë ndërtesës së Komunës.

Protestuesit atje po përkrahen nga Lista Serbe, krerët e së cilës janë duke përcjellur nga afër situatën.

Protesta ka nisur në orën shtatë të mëngjesit, njëjtë si ditët që lamë pas, me minatorët serbë që protestuan me flamujt e tyre.

Protesta vijoi me mësueset serbe që vallëzuan me këngë popullore serbe.

Kujtojmë se dje në Zveçan u sulmuan vetura të policisë, drejt të cilave u hodhën gurë dhe një zyrtar u lëndua./Indeksonline/