08:44 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Lindin, në Spitalin e Pejës, vetëm foshnja të gjinisë femërore

Në Statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, bëhet e ditur se dje 297 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 31 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu gjatë 24- orëve të fundit janë kryer 13 operacione.

“Analiza kanë kryer 363 pacientë që në total janë bërë 5.342 analiza”, thuhet më tej në njoftimin e spitalit.

Tri foshnja kanë ardhur në jetë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Sa i përket gjinisë të gjithë të porsalindurit janë të gjinisë femërore. /IndeksOnline/