15:48 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / LB

Dogana publikon pamjet, “vendi sekret” ku mobi-shopat e Prishtinës fshehën telefonat!

Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë kryer kontrolle në gjashtë pika shitëse të telefonave mobil, ku edhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme.

Dogana njofton se janë gjetur hapësira të modifikuara posaçërisht për fshehjen e telefonave mobil.

Kujtojmë se Indeksonline më herët ka raportuar për këtë aksion të Doganës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovë kontrollon gjashtë pika shitëse të telefonave mobil, ku edhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme. Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave. Aksioni është duke vazhduar.