09:19 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Doli për të kërkuar bagëtinë, por s’u kthye në shtëpi, ky është personi që u gjet i vdekur në Istog

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prekallë të Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Malë Osmanaj.

I ndjeri doli për t’i kërkuar bagëtitë, por s’u kthye më në shtëpi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/