16:51 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Draft-rezoluta për krimet e luftës nga shteti serb drejt finalizimit

Draft-rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb, tanimë ka marrë formën e duhur dhe ka një strukturë të mirëfilltë.

Kështu u tha në takimin e parë të komisionin ad-hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, anëtarët e së cilës patën disa kritika kryesisht tenike.

Fillimisht anëtari i komisionit Sami Kurteshi tha se ka bërë përpjekje që në tekstin e rezolutës të nxjerrën të gjitha dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e dokumentimit të krimit të gjenocidit.

Pas tij, anëtari i komisionit Muharrem Nitaj tha se titulli projektrezolutë për gjenocidin serb në Kosovë , është më i gjeturi, ndërsa pati disa vërejtje më shumë teknike.

“E ka edhe një propozim që Kuvendi i Kosovës vendos që 15 janari të jetë ditë e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nuk besoj që pjesë që ta përfshijë një propozim të tillë. Rezoluta e përfshinë materien ku konstatohet se në Kosovë nga data kaq deri më datën kaq është kryer gjenocid, ndërkaq, këto pjesë tjera duhet të jenë pjesë e akteve tjera normative dhe institucioneve tjera, qoftë e Kuvendit, qoftë e Qeverisë apo ndonjë komisioni që do të rregulloheshin me ligj se kur do të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës“, tha Nitaj.

Nitajt iu përgjigj Bilall Sherifi, duke thënë se çdo vend në botë i cili nxjerr rezoluta për krimin e gjenocidit e ka një datë dhe nuk u pajtuar që data të largohet.

“Përderisa për të gjitha vrasjet në masë, ne unanimisht në Kosovë kemi deklaruar se janë krime kundër njerëzimit, rasti i Reçakut është rast të cilin vet ndërkombëtarët përmes Ëollkerit e kanë konstatuar një gjë të tillë, pra krim kundër njërzimit dhe ne atë që thonë ndërkombëtarët e sanksionojnë në rezolutën tonë dhe kemi të bëjmë me një vrasje në masë në krim të gjenocidit për të cilën u morr edhe shkas për t’u organizuar edhe konferenca e Rambujes“, tha ai.

Armend Zemaj tha se në rezolutë duhet të jetë edhe saktësimi i vendeve ku ka ndodhur krimi. Ai pati edhe një propozim.

“Te periudhat kohore, njëra ndër paragrafë mendoj që duhet ta ketë periudhën kohore 1989-1999. Tash pse, unë po e arsyetoj vetëm me një element, dhe helmimet masive të nxënësve hynë në kategorinë e gjenocidit, kjo ka ndodhur në vitin 1990“, ka thënë ai.

Sami Kurteshi problemi i tij ka qenë se askund nuk ka mund të gjej në dokumente ndërkombëtare, elemente ku përkëmbet krime të luftës e gjenocidi.

“Përpjekja për ta dëshmuar me dokumente ndërkombëtare më ka bërë që mos të fus më parë se viti 1998, kjo ka qenë arsyeja, asgjë tjetër“, tha ai.

Anëtari i komisionit Mergim Lushtaku, në rezolutë duhet të jetë kërkesa konkrete për një tribunal ndërkombëtar.

“Ne si Kuvend dhe si grup punës besoj që është mirë me vendos cilat janë kërkesat tona të veçanta. Besoj që kërkesë e kësaj rezolute është krijimi i një Tribunali Ndërkombëtar dhe besoj që është mirë të theksohet“, tha ai.

Ndërkohë, Armend Zemaj dhe Saranda Bugujevci thanë se për krimet serbe së pari duhet të fuqizohen dhe angazhohen më shumë institucionet e Kosovës për të mbledhur të dhënat që do të shërbenin për një tribunal vendor ose ndërkombëtar.

Anëtarët e komisionit janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.