13:02 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Dreshaj: Projektligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti ka nevojë urgjente per t’u shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se njohja e stazhit të punës për punëtorët kosovar të larguar dhunshëm nga puna është ndër problemet që kërkon zgjidhje urgjente.

Sipas tij, ky ligj ka nevojë për disa ndryshime në menyrë që të eleminohet padrejtësia ndaj kësaj kategorie.

‘Fondet e grumbulluara janë grabitur dhe nuk janë kthyer kurrë. Është jo logjike dhe diskriminim I rëndë që nëse vetëm për 1 ditë apo për një muaj nuk plotësoni kushtin 15 vjecar, të kategorizoheni me pension bazik’, theksoi ai.

‘Duhet të gjendet një formulë e përshtatshme, dhe për këtë ka shembuj rajon e më gjerë, si në vendet që kanë dale nga konflikti, e në ato që kanë rend të ri politik pas rënies së sistemit komunist’, përfundoi Dreshaj.