16:20 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

“Duhet të prezentohemi me identitet origjinal arkitektonik, e jo me kopjime si Katedralja dhe Xhamia”

Shpeshherë identifikues të një vendi janë ndërtimet dhe arkitektura e veçantë e atyre objekteve, qoftë individuale apo publike e të cilat të bëjnë të mburresh me to.

Vëmendjen edhe më të madhe e marrin nga turistët e në të shumtën e rasteve zënë vend në përshkrimet e gazetarëve që nisin shkrimet e tyre detaj të një arkitekture.

Por Kosova në aspektin e ndërtimeve me arkitekturë të mirë sipas arkitektit të Prishtinës, Arianit Bytyçi po prezantohet vetëm me Pallatin e Rinisë, Biblotekën Kombëtare, ndërtesën e Minstrisë së Arsimit dhe Akademisë së Shkencave, e së fundmi edhe me obeliskun e New Born-it.

Kurse arkitektura e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë nuk paraqet risi për praktikën ndërkombëtare, meqë siç tha Bytyçi, arkitektura e saj është e kopjuar.

“Kur sheh mediet ndërkomëbtare që prezantojnë përveç Pallatit të Rinisë, përveç Biblotekës Kombëtare, New Born-in, eventualisht mund ta prezantojnë edhe ndërtesat e Ministrisë së Arsimit dhe Akademisë së Shkencave, nuk prezantojnë ndonjë objekt tjetër. Mund ta prezantojnë edhe Katedralen, por ajo nuk është një risi për praktikën ndërkombëtare, sepse është një kopje”, tha Bytyçi.

Me këtë koncept të ndërtimit të katedrales në Kosovë që është kopje e një katedrale në Itali, nuk po pajtohet arkitekti Bytyçi. Ai në një intervistë për Ndërtimi.info tha se katedralja në Prishtinë nuk po paraqet identitet origjinal arkitektonik.

Ai ka shtuar se mënyra se si ndërtohet, është edhe një tregues se sa është zhvilluar apo stagnuar një vend.

“Mënyra e ndërtimit që është bërë, e paraqet se në Kosova a është duke u zhvilluar apo duke stagnuar. Dhe, kur ta paraqesin katedralen që ende nuk është ende e përfunduar si projekt dhe po ashtu është një improvizim i projektit. Ashtu siç është bërë ndërtuar, unë nuk pajtohem me atë koncept, sepse është kopjuar dhe nuk paraqet identitet origjinal arkitektonik. Se është një kopje e një katedraleje në Itali dhe nuk është shfrytëzuar në atë rast mundësia që të krijohet një objekt me vlera të mirëfillta origjinale bashëkohore të shekullit 21” është shprehur Bytyçi.

I gjithë ky stagnim në aspektin e arkitekturës, sipas Bytyçit po vie meqë shteti nuk i ka paraprirë zhvillimit, qoftë me licensim, rregullore të tarifave dhe të standardeve të projektimit të çfarëdo lloj objekti, qoftë me rregullimin ligjor të hartimit të detyrave projektuese për shpalljen e konkurseve të projektimit.

“Dhe mendoj që kemi stagnuar përshkak të atyre rrethanave që shteti nuk i ka paraprirë zhvillimit, qoftë me licensim, qoftë me rrregullore të tarifave, qoftë me përcaktimin edhe të standardeve të projektimit të çfarëdo lloj objekti, qoftë me rregullimin ligjor të hartimit të detyrave projektuese për shpalljen e konkurseve të arkitekturës. Për arsye se ne nuk kemi aprovuar asnjë standard në arkitekturë. Të rralla janë disa standarde, si ato që i ka miratuar Ministria e Arsimit që janë të njëjëta me standardet e objekteve shkollore në Shqipëri, por nuk kemi ende të gjitha standarde e projektimit për të gjitha llojet e objekteve. Ndërsa në fushën e planifikimit hapësinor, nuk kemi norma tjera me përjashtim të normave teknike të planifikimit hapësinor që janë aprovuar së fundmi, por edhe aty lë hapsirë që të shikohen, plotësohen dhe të detajezohen që të pamundësojnë keqpërdorimin nga investitorët gjatë procesit të ndërtimit kryesisht të banimit, ku nuk parashihen hapësirat publike të mjaftueshme”, tregon Bytyçi.

Droja e Bytyçit ishte që gabimet e bëra te Katedralja në Prishtinë, do të ndodhnin edhe te përzgjedhja e Xhamisë Qendrore.

“Çka ndodhi me projejkin e xhamisë. U shpall një konkurs ndërkombëtar, unë konkurrova me disa kolegë nga Tirana, i haruam dy projekte dhe konkurruam me dy projekte, dyjat bashkëkohore, normalisht bahskë i hartuam ato projekte por konkurruam njëri me kompaninë time, tjetri me komaninë e tyre dhe deshëm ta rrisimin probalitetin e zgjidhjeve arkitektonike të atij konkursi. Mas pari as lokacioni i përzgjedhur nuk është diskutuar me komunitetin e profesionistëve, është zgjedhur një lokacion që nuk i përmbushë kriteret urbanistike në kuptimin e hapësirës jashtë republike. Kriteret e konkursit nuk kanë shumë objektiva të qarta. Shpallet konkursi dhe marrin pjesë rreth 80 studio ose më shumë ndërkombëtare”, tregon Bytyçi. Ai më tej tregon edhe situatën e përzgjedhjes së një xhamie kopje për Edirne të Turqisë.

“Oraganizatori i zgjedh tri projekte, jo vetëm njërin dhe atyre projekteve, dy prej tyre me sa di unë iu thotë punoni edhe një muaj, që ëhstë në dispropocion të asaj ose shkelje e të drejtave të konkuruesëve të tjerë, të cilët po të punoni edhe ata edhe një muaj ndoshta do të bënin një projekt më të mirë. Iu thotë punoni edhe një muaj dhe pas një muaji njëri prej tyre, që ata kanë dashtë e kanë zgjedh një kopje të xhaminë Edirne të Truqisë. Arsyetimi mes rreshtash i organizatorit është se ky është investim që do të na mbështesë Bashkësia Islame e Turqisë dhe ata në një formë na kanë imponuar që të zgjedhim këtë projekt. Edhe në Gjermani është ndërtuar një xhami, por është moderne, edhe në Amerikë, në Rijekë të Kroacisë është ndërtuar një xhami, por është moderne. Nuk mundet ty me ta përcaktu Turqia e as Italia në një shtet normal demokratik, të pavarur, sovran, çfarëdo investitori me ta përcaktu arkitekturën e objektit publik”, u shpreh më tej Arianit Bytyçi. Arkitekti Bytyçi ka thënë se në këtë pjesë është dashur të jenë të involvuar edhe ministritë dhe institucionet që kanë përgjegjësi. “Në këtë konkurs është dashtë që të jetë më aktive që nga fillimi Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës sepse është obkjekt kulturor e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ky objekt ëhstë trajtuar sikus një investitor privat dëshiron ta ndërtojë një banesë. Është objekt i rëndësisë së veçantë, i cili nesër mund të identifikojë qytetin siç e identifikon Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë apo Instituti Albanologjik”, tha Bytyçi.