00:44 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / MSH

Dy grupe tentuan të qërojnë hesape në Ferizaj, plagosen 2 persona

Indeksonline raportoi më herët për të shtëna me armë të cilat u dëgjuan në Ferizaj, afër një lokali.

Burimet fillestare pohuan se dyshohet që, nga të shtënat me armë, ka mbetur i plagosur një person.

Megjithatë, burime të Indeksonline brenda organeve të sigurisë kanë konfirmuar se në fakt bëhet fjalë për dy persona që kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes vihen re forca të policisë, të cilat kanë vendosur edhe shiritin përreth vendit ku dyshohet të ketë ndodhur incidenti.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupe personash: njëri grup nga Prishtina, në mesin e të cilëve gjendet edhe dorasi.

Ndërkaq, grupi tjetër që u bë pjesë e këtij incidenti ishte nga Ferizaj.

Dy viktimat, me prejardhje nga fshati Bibaj, janë bartur me autoambulancë në QKUK.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.