13:57 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / B O

Dy lojtarë të Chelsea, në radarët e Barcelonës

Barcelona po vuan vazhdimisht në reaprtin e mbrojtjes. Dëmtimet e lojtarëve dhe lodhjet e tyre fizike kanë bërë që mbrojtësit të mos jenë në nivelin e duhur për “katalanasit”.

Mbrojtësi Gerard Pique po vuan vazhdimisht nga dëmtimet, ndërsa Eric Garcia nuk jep garancinë e duhur për mbrojtjen e klubit të njohur spanjoll, ndaj drejtuesit e Barçës kanë menduar të shikojnë opsione të tjera për t’i afruar në ekip gjatë merkatës së verës.

Në radarët e Barcelonës kanë përfunduar dy mbrojtësit e Chelsea. Bëhet fjalë për 32-vjeçari spanjoll Cesar Azpilicueta dhe danezi Andreas Christensen.

Të dy lojtarët kanë kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën angleze, të cilët nuk kanë arritur marrëveshje me drejtusit e Chelsea për rinovimin e kontratave.

Barcelona dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë dy mbrojtësit më parametra zero, duke preferuat të mos shpenzojë asnjë qindarkë, për blerjen e tyre.