19:23 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dy të lënduar nga aksidenti te konviktet, policia jep detaje/ Pamje

Indeksonline më herët ka raportuar rreth një aksident që ka ndodhur në ne afërsi të konvikteve në Prishtinë.

Këtë për Indeksonline ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregojë se në këtë aksident kanë pranuar ndihmë mjeksore dy persona.

“Sot rreth ores 17:30, ne afersi te konvikteve ne Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lendime trupore, ku janë përfshirë dy automjete.

Bazuar ne te dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasoje e aksidentit, 2 personave u eshte ofruar ndihme mjekesore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline./Indeksonline/