15:32 / E Enjte, 21 Prill 2022 / B O

E ardhmja e Mbappes, nëna e tij udhëton për në Katar!

Telenovela e Mbappe mund të jetë drejt fundit. Nuk ka asgjë të mbyllur nga ana e lojtarit as me PSG-në dhe as me Real Madridin.

Nëna e lojtarit, Fayza Lamari , ndodhet në Doha me djalin e saj të vogël Ethan, i cili gjithashtu luan në akademinë e PSG-së.

Raportohet se Al Khealifi do t’i prezantojë nënës së Mbappes kontratën e re me të cilën do të jetë lojtari më i paguar në botë.

PSG po shpreson që kontrata e Mbappes të jetë së paku për 3 vite.

Kylian e di se nëse është për para, oferta nga Parisi do të jetë gjithmonë më e lartë dhe duhet të zgjedhë mes parave apo karrierës./Indeksonline/