19:07 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

E bija duket si nëna Cindy Crawford për ditëlindjen e 18-të

Modelja, e cila ka lindur më 3 shtator, e ka festuar ditëlindjen të premten në një hotel në Manhattan ku e mori gjithë vëmendjen me një veshje nga lëkura.

Gerber kishte zgjedhur të vishte një korset të zi nga marka e njohur Versace me detaje ngjyrë ari, një fund të shkurtër po ashtu të zi që kishte çarje të thellë dhe çizme të gjata deri në gju.

Nuk mund të kalonte pa u vënë re se veshja e saj ishte pothuajse krejtësisht e njëjtë me atë që kishte veshur dikur nëna e saj – supermodelja e njohur Cindy Crawford në MTV Video Music Awards 1992.

Pas festës, Gerber duket se do të jetë shumë e zënë javëve në vijim. Ajo do të paraqitet në disa sfilata në Javën e Modës në New York.

E bija e Cindy Crawford edhe më herët ka sfiluar për marka shumë të njohura të modës si Chanel, Marc Jacobs, Alexander Wang dhe Fendi.