12:18 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

E dashura e Alves, me fjalë emocionuese për të

Joana Sanz, modelja spanjolle i ka dedikuar një mesazh prekës 36-vjeçarit. Pasi ky i fundit e fitoi Copa America.

 

“Nuk e di sesi ta shpjegoj, kam qarë me ty vitin e kaluar në një moment të vështirë e tani jemi këtu për t’iu gëzuar kësaj fitoreje të madhe për ty, për skuadrën tënde, për luftën tënde. Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty. Meriton më të mira nga jeta për dedikimin tënd, sepse nuk dorëzohesh kurrë. Për zemrën tënde të madhe, për të gjitha të mirat që bën, gjithçka të kthehet pas në njëfarë mënyre. Kampioni im, gjithçkaja ime. Të dua!”. Është shprehur partnerja e Alves.