15:52 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

“E drejta Sociale”, libri për juristët nga Avdullah Robaj

Profesor Ass.Dr, Avdullah Robaj e ka sjellur librin e tij të radhës në fushën e drejtësisë. Ky libër është teksti i parë universitar i botuar në gjuhën shqipe në Kosovë. Libri pasqyron zhvillimet e rëndësishme doktrinare e legjislative në fushën e mbrojtjes shoqërore.

Libri është shkruar duke u shërbyer me burime të ndryshme shkencore e profesionale duke përfshirë tekste universitare, punime e artikuj shkencorë, analiza, akte kushtetuese e legjislative.

Robaj është autor i tri teksteve universitare, “Demokracia parlamentare dhe shteti i së drejtës në Republikën e Shqipërisë, “E drejta e Punës” dhe “E drejta Sociale”.

Robaj është mësimdhënës në Universitetin “Haxh Zeka” në Pejë, ndërsa ka ushtruar edhe funksione, si gjyqtar e avokat me përvojë afatgjate, që nga viti 1987.