09:22 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

E goditi me top në kokë gjatë ndeshjes, Nadali bën gjestin fantastik për vajzën që mblidhte topat

Gjatë ndeshjes së djeshme në Melbourne, Rafael Nadali përjetoi një nga ngjarjet më të frikshme sipas tij.

Ai gjatë ndeshjes goditi rastësisht me top në kokë vajzën që mblidhte topat, transmeton Indeksonline.

Nadali donte të sigurohej se vajza ishte mirë dhe një ditë më vonë e takoi atë për 20 minuta në qendrën e stërvitjeve.

Vajza erdhi me prindërit e saj dhe vëllanë, ndërsa bashkë realizuan edhe një selfie të cilën Nadali e postoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Shumë i lumtur që Anita është mirë. Gjithashtu pata rastin ta takoja atë, vëllanë e tij Markun dhe prindërit. Falemnderit!”, ishin fjalët e spanjollit./Indeksonline/