08:49 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E mitura pret të bëhet nënë, i dashuri i saj shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është  e shtrirë  një femër e moshës së mitur.

Vajza e komunitetit ashkali ka mbetur shtatzënë, si pasojë e bashkësisë jashtëmartesore dhe pret lindjen e fëmijës. 

Ngjarja është raportuar dje paradite në stacionin e policisë, në  Obiliq.

Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali, i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar  me viktimën e sipërcekur. Me urdhër të prokurorit, lënda e  rastit është në procedurë të rregullt.