16:09 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

“E tmerrshme se si LDK i pat ngrënë fjalët e veta për koalicion me PDK-në”

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu teksa flet për qeverisjen aktuale, ish-presidenti pohon se është problem numrash dhe luftë për numra, që sipas tij, i mban në presion dhe që nuk sjell kualitet.

Kur flet për zgjedhjet e mundshme në nivel vendi, Sejdiu thotë se ka vërejtur lëvizje interesante nga platformat që dikur kishin koalicione.” Ka qenë e tmerrshme ajo e mëhershmja, jo pse ka ndodhur por se ka pasur një barrikadim të madh dhe janë ngrënë fjalët që janë thënë, sidomos ajo e gjashtë muajve; se kurrë asnjëherë me PDK-në!, dhe më vonë për interesin e shtetit gjoja u bë një koalicion që zgjati sa zgjati, thuajse më herët nuk ishin interesant e shtetit në pyetje. Nuk them se një parti duhet të ketë pozicionime kaq barrikaduese e më vonë të kapërcej përtej tyre”, deklaron Sejdiu, duke shtuar se gjuha përplasëse në Parlament duhet të largohet.

Sejdiu deklaron se LDK-ja po gabon me mos-qëndrimin e saj për dialogun, me demarkacionin dhe disa të tjera.

LDK-ja thotë se ka kapital që nuk e kanë subjektet e tjera e që duhet të mbajë atë kapital veçanërisht atë intelektual.Sa i përket mënyrës së votimit për kryetarin e LDK-së, thotë se ka hyrë një normë bizare, kur thuhet se duhet votim i fshehtë, ndërsa pranon se brenda ka rivalitete por që nuk i quan përçarje.

Fatmir Sejdiu ka qenë president i Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i LDK-së, tani është kryetar nderi i kësaj partie.