09:36 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / OSH

E trishtë: I mituri dhunon një vajzë të mitur

Një rast i tmerrshëm i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se një grua ka raportuar dje se vajza e saj e moshës së mitur ishte dhunuar nga një i dyshuar, që po ashtu i përket moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.