11:03 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

E turpshme: Të mbijetuarës së masakrës hajnat ia vodhën çantën në oborrin e QKUK-së

Gramoz Berisha, i mbijetuari i masakrës në Suharekë ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur dje nënës së tij çantën e krahut, në oborrin e QKUK-së.

Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ai u bën thirrje atyre që mund ta gjejnë çantën e nënës së tij, ta lajmërojnë në numrin kontaktues të cilin e gjeni më poshtë.

Postimi i tij i plotë:

Dje rreth orës 17:45, te pjesa e lojërave që gjenden te hyrja e QKUK-së, dy persona të ri në moshë ia kanë vjedhur çanten nga krahu mamit tim. T’u marrë parasysh se çantën dhe dokumentet perveç të hollave kanë mujt me e gjujt diku afër, ju kisha lut që kushdo që gjeni diçka me emër VJOLLCA BERISHA ose ndonjë foto të me kontaktoni në FB ose në numrin : 049/746 127.

Rasti i vjedhjes është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se po e heton rastin, ndërkohë nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

“GRABITJE/Prishtinë 02-12.2020-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.