07:23 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Naser Rugova-Edi Ramës: Kosova ka liderë e institucione

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të mos luajë rol paternalist në raport me Kosovën.

“Nga këtu i bëj apel: Kosova ka liderë të institucioneve dhe nuk ka nevojë për paternalizma”, ka thënë Rugova në RTK.“Ideja e ndryshimit të kufijve është ide ruso-serbe. Çdo lojë me kufij shpie drejt destabilitetit të Ballkanit”, ka thënë Rugova