14:13 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

Edhe një kosovar largohet nga Kukësi

Enis Gavazaj është lojtari i radhës nga Kosova që ndahet me Kukësin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën parakohe”, njofton Kukësi.

Enisi në Kosovë ka luajtur me Prishtinën dhe Lirinë.