17:13 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

Edhe pak orë na ndajnë nga magjia e natës hapëse të Big Brother VIP Kosova – a jeni gati?

A jeni gati? Edhe pak orë na ndajnë nga magjia e natës hapëse ‘Prime’ të edicionit të dytë të spektaklit gjigant, Big Brother VIP Kosova.

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.

Haradinaj e Mane, pritet t’i japin akoma më shumë gjallëri netëve ‘Prime’, me komentet e tyre jo rrallë herë pikante, si dhe me transparencën që i karakterizon që të dy si personazhe publike.

Për të mos zbuluar më shumë detaje, tanimë e dini – sonte duke filluar nga ora 21:00, bëhuni gati për një show maratonik me përplot befasi. Ku tjetër pos në KlanKosova dhe ArtMotion.