18:30 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Eduarti mezi po e pret vajzën dhe ky koment e vërteton më së miri

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Moderatorja njihet gjithashtu edhe për thjeshtësinë e saj që e karakterizon. 

Ajo ka publikuar së fundmi një Instastory, ku ka treguar djalin e saj Jonin teksa i lidh atletet prezantueses së njohur.

“Kush ka çuna botën ka”, shkroi Arbana.

Mirëpo, jo vetëm kaq pasi ajo ka postuar edhe një mesazh që i ka dërguar partneri i saj Eduarti.

“T’i kam falur”, shkruan ai duke iu referuar dy djemve.

Epo mesa duket Eduarti me padurim po e pret vogëlushen e tij.

Më herët, prezantuesja e njohur dhe e dashur për publikun Arbana Osmani publikoi një Story, ku bëri me dije se do e linte prezantimin vetëm për një profesion tjetër.

E gjeni dot?

Pikërisht montazhin, shkruan Arbana.

Mesa duket, moderatores i pëlqen shumë edhe puna që bëhet në “backstage” të programeve televizive.

Gjithashtu, ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh preferon të ndajë momentet nga jeta e saj e përditshme jashtë kamerave.

Ajo zbulon edhe shumë detaje nga miqësia e saj me Xhemi Shehun.

Dy moderatoret e kalojnë shpesh kohën pranë njëra-tjetrës dhe nuk ngurrojnë të publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, ku nuk mungojnë asnjëherë notat e humorit.