13:48 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Eibar-Barcelona, përfundon pjesa e parë me golin e shënuar nga Griezmann

Deri në minutën e 10’ Eibar i shkaktoi mjaftë probleme Barçës, po ashtu edhe kishin disa shanse mjaftë të mira por nuk arritën të shënonin.

Por në minutën e 13’ Griezmann arriti të shënoj një gol mjaftë të mirë pas një asistimi po ashtu të mrekullueshëm nga Lenglet, shkruan Indeksonline

Mirëpo presioni nga Eibar vazhdoi edhe pasi që pësuan gol, mirëpo nga minuta e 20’ Barcelona filloi ta bëjë atë që di më së miri, ta mbajë pozicionin e topit.

Po ashtu edhe mbrojtësi i Barçës, Umtiti ishte mjaftë në formë pasi që ndërpreu disa aksione mjaftë të rrezikshme të Eibarit.

Portieri i Eibarit në minutën e 30’ bëri atë që mund të konsiderohet si hero nga tifozët pasi që mbrojti një gol të sigurt të Lionel Messit, e të njëjtën gjë e bëri edhe në minutën e 39’ ku pas një dalje të sigurt nga porta e ndali një aksion mjaftë të mirë./Indeksonline/.