22:35 / E Diele, 28 Prill 2024 / FR

Ekskluzive: Ky është shqiptari që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për Rrustem Rushiti, kosovari 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Dyshohet se ky është mërgimtari nga Kosova që ka shtënë me armë ndaj serbit.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.