22:26 / E Diele, 14 Maj 2023 / AR

Erdogan momentalisht nuk e kalon pragun prej 50%, ky është rezultati i tanishëm

Janë numëruar 92.7 për qind të votave, dhe bazuar në këto rezultate asnjëra nuk ka gjasa të kalojë pragun prej 50% të nevojshëm për një fitore të plotë në zgjedhjet e Turqisë.

Erdogan momentalisht ka 49.94 për qind të votave kurse rivali i tij Kılıçdaroğlu ka 44.30 për qind./Indeksonline/