14:14 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Erdogan: Vëllezërit turq, do ndërtojnë 500 njësi banimi në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq, do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu.

Deri tani janë disa shumë të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro dhe Balfin Group me 1.2 mln euro.

Ndryshe, presidenti turk kishte thënë se kishte zhvilluar dy biseda telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama më 26 nëntor, pasi dëgjoi për tërmetin, për të ofruar ngushëllimet e tij.Tutje thuhet, që Turqia i ka dërguar menjëherë ndihma Shqipërisë rreth menaxhimit të fatkeqësisë dhe emergjencave.

“Si një vend, i cili vuajti nga tërmete të mëdha në të kaluarën, ne e kuptojmë dhimbjen e Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Erdogan.

“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë me Shqipërinë kur bëhet fjalë për trajtimin mjekësor të të dëmtuarve ose sigurimin e strehimoreve për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre”, kishte shtuar ai.Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë.