08:57 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi rruan kokën për të ironizuar kritikat

Ermal Mamaqi publikoi online dy filmat e tij, “I love Tropoja” dhe “Dy gisht mjaltë”, të cilët mund të shihen me pagesë. Një pjesë e ndjekësve kritikoi faktin që Mamaqi vendosi t’i lançonte me pagesë, duke marrë parasysh situatën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Më parë, ai sqaroi fillimisht vendimin për t’i transmetuar me lekë. “Për të bërë një film, harxhohen shumë lekë dhe janë rreth 200 njerëz që punojnë. Me këto lekët që paguani ju, unë paguaj këta njerëz. Çfarë ngelet, e mbaj për vete. Një pjesë nga këto që marr vetë, flini rehat se disa i çoj për bamirësi, edhe pse ju nuk e dini.”

Në një tjetër video, ai ironizon komentet ku shkruhet se nuk i intereson për njerëzit. “Kam lexuar disa që thonë që t’i Ermal nuk e rruan për këto mesazhet dhe komentet,” shtoi ai, përpara se të rruante kokën. S’ka vetëm vajza që presin flokët nga vetë-izolimi.

View this post on Instagram

I Love TROPOJA + 2 Gisht Mjaltë Online link në bio

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on